Aktualitet

Ndërtoi pa leje resortin në fshatin Shetaj, lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

Resorti "Saint Michelle Residence" u shemb dje përmes shpërthimit me tritol. Resorti ishte ndërtim pa leje dhe ndodhej në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës.

30 Gusht 2025, 12:52 Nga N.F
Ndërtoi pa leje resortin në fshatin Shetaj, lihet në burg
Foto

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme që të lërë në burg ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, Ardian Halili. Ai u arrestua më 27 gusht pasi në vitin 2017 ka ndërtuar pa leje një resort luksoz.

Resorti "Saint Michelle Residence" u shemb dje përmes shpërthimit me tritol. Resorti ishte ndërtim pa leje dhe ndodhej në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës. Në lidhje me ndërtimin pa leje është vënë në pranga Ardian Halili. Ndërtimi i resortit është bërë në vitin 2017 kur Halili ishte në detyrë. Shtëpitë e pushimit janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.

Prokuroria dhe Policia e Durrësi kanë kryer hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.

ardian halili

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2025, 10:58 Maksim Llambro

Arratisja nga Shqipëria

Llambro TIRANË- Ne kete fund gushti mendja me shkoi larg tek udhetimi im i pare jashte kufijve te Shqiperise, pasi dolem nga diktatura. Arratisja, gu...