Bota

Trazira në Indonezi, protesta të dhunshme pas përplasjes për vdekje të një shoferi nga një automjet policie

Afan Kurniawan, i cili punonte si shofer profesionist motoçiklete, u godit për vdekje në vendin e përleshjeve të dhunshme pranë parlamentit të enjten, ndërsa policia u përpoq të shpërndante turmën.

29 Gusht 2025, 21:42 Nga N.F
Trazira në Indonezi, protesta të dhunshme pas përplasjes për
Protesta

INDONEZI- Qindra indonezianë kanë dalë në protestë në Xhakarta pas vdekjes së një shoferi pasi u godit për vdekje nga një automjet policie gjatë protestave. Afan Kurniawan, i cili punonte si shofer profesionist motoçiklete, u godit për vdekje në vendin e përleshjeve të dhunshme pranë parlamentit të enjten, ndërsa policia u përpoq të shpërndante turmën.

Një shoqatë motoçiklistësh tha se Kurniawan nuk ishte i përfshirë në protesta. Si rezultat, një valë e madhe protestuesish u ngrit përsëri në Indonezi të premten pasdite për të protestuar kundër vdekjes së shoferit, ndërsa shumë shkolla dhe biznese pezulluan aktivitetin. Kryeministri i vendit, Praboëo Subianto shprehu publikisht ngushëllimet e tij dhe urdhëroi një hetim të plotë për vdekjen e shoferit.

 

 

protesta ne indonezi

Sondazh

Poll