Aktualitet

Digjet servisi në Durrës, Policia: 5 zjarrfikëse në vendngjarje, flakët janë izoluar

1 Shkurt 2020, 20:22 Nga DOSJA
Digjet servisi në Durrës, Policia: 5 zjarrfikëse në

DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë një servis në fshatin Rrushbull. Sipas Policisë, janë 5 makina zjarrfikësesh në vendin e ngjarjes dhe kanë izoluar flakët të cilat kishin marrë përmasa të mëdha. 

Po ashtu bëhet me dije se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë. Blutë e Durrësit shprehen se po punojnë për fikjen e flakëve, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. 

“Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete. Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis. Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit“, shkruan Policia.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një servis në Durrës. Flakët kanë shkrumbuar disa makinë që gjendeshin brenda në servis dhe janë rrezikuar dhe godinat që ishin përreth.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet servisi ne durres policia durres servisi ne flake digjet servisi ne durres policia durres servisi ne flake

Sondazh

Poll