Politike

"Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin", Berisha: Artist që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte

Ai shprehet se humbja e tij është e pazëvendësueshme dhe është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë.

29 Gusht 2025, 14:25 Nga r.ll
"Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin",
naun shundi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit Naun Shundi për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se dielli perëndoi gjithmonë për aktorin dhe dramaturgun e shquar. 

Ai shprehet se humbja e tij është e pazëvendësueshme dhe është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë. Berisha shton më tej se Shundi do të jetojë gjithnjë në veprën e tij dhe do të kujtohet si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.

POSTIMI I PLOTË:

Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!

Të dashur miq, Naun Shundi, aktor dhe dramaturg i shquar dhe një prind, bashkëshort dhe qytetar shembullor iku përgjithmonë në jetën e përjetshme.

Duke shprehur nderimin tim me të thellë dhe ngushëllimet e mia me të ndjera familjes së tij të respektuar, miqve dhe të afërmve të tij për humbjen e pazëvendësueshme, dua të theksoj se ndarja e Naum Shundit nga jeta është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë.

Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij. Ai nuk do kujtohet vetëm si aktori i madh i roleve gjithë ngjyra e mjeshtëri, por edhe si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.

Akti i tij i fundit ishte beteja për Teatrin Kombëtar, i pamposhtur pas shembjes së të cilit ai ngriti miniteatrin privat ‘Zonja e Bujtinës’.

I ndritur dhe i paharruar roli i në skenë dhe në jetë i tij! Amin.

naun shundi sali berisha

Sondazh

Poll