Bota

Merz takim me Macron: Është e qartë se nuk do të ketë bisedime Putin-Zelenskyy në të ardhmen e afërt!

Merz tha se do të diskutohen çështje dypalëshe, siç është bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve si dhe ato ndërkombëtare, siç është situata në Ukrainë dhe ulja e burokracisë në Evropë.

28 Gusht 2025, 22:17 Nga N.F
Merz takim me Macron: Është e qartë se nuk do të ketë
Takimi

FRANCË- Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur ditën e sotme se sipas tij  është e qartë se nuk do të ketë takim në të ardhmen e afërt midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Kjo deklaratë e Merz erdhi gjatë një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron në Kështjellën Bregançon.

“Është e qartë se nuk do të ketë takim, në kundërshtim me atë që u ra dakord midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin”, tha kancelari.

Presidenti francez priti Merzin në një darkë pune në Kështjellën Bregançon në Francën jugore, ku ata bënë një deklaratë për gazetarët përpara se të fillonin bisedimet e tyre. Merz tha se do të diskutohen çështje dypalëshe, siç është bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve si dhe ato ndërkombëtare, siç është situata në Ukrainë dhe ulja e burokracisë në Evropë.

Më herët në një postim, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se sulmi i Rusisë ndaj Kievit, i cili shkaktoi dëme në ndërtesën e misionit të Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas, tregon se Moska nuk ka asnjë shqetësim.

"Rusia tregoi përsëri fytyrën e saj të vërtetë mbrëmë. Ne i dënojmë sulmet e fundit kundër popullatës civile me termat më të ashpra të mundshme", tha Merz në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

"Fakti që edhe delegacioni i BE-së u shënjestrua dëshmon se regjimi rus nuk ka asnjë shqetësim," shtoi ai.

merz zelenskyy putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll