Bota

Reagime të shumta në Itali/ Faqja pornografike publikon imazhe të modifikuara të personazheve të famshëm, mes tyre edhe Meloni e Chiara Ferragni

Imazhet e politikaneve femra nga të gjitha partitë, të cilat shfaqeshin në "seksionin VIP" të faqes së internetit. Fotot ishin marrë nga  tubimet ose intervistat televizive dhe ishin të montuara me bikini.

28 Gusht 2025, 19:44 Nga N.F
Reagime të shumta në Itali/ Faqja pornografike publikon imazhe të
Foto

ITALI- Një faqe interneti pornografike ka shkaktuar reagime të shumta në Itali pasi ka publikuar foto të montuara të personazheve të shquara në vend, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni dhe udhëheqësin e opozitës italiane, Elie Sklane. Faqja Phica ka ngarkuar fotot të shoqëruara me mbishkrime vulgare dhe seksiste.

Imazhet e politikaneve femra nga të gjitha partitë, të cilat shfaqeshin në "seksionin VIP" të faqes së internetit. Fotot ishin marrë nga  tubimet ose intervistat televizive dhe ishin të montuara me bikini. Ato ishin ndryshuar për të zmadhuar pjesë specifike të trupit ose për të bërë poza seksuale.

Platforma ka më shumë se 700,000 abonentë dhe u krijua në vitin 2005. Kjo faqe funksiononte pa probleme derisa disa politikanë nga Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë njoftuan se kishin ngritur një padi ligjore. Çështja tani është në duart e autoriteteve, të cilat po hetojnë Phica-n. Gra të tjera të njohura, fotot e të cilave u përdorën në faqen e internetit përfshijnë aktoren Paola Cortese  dhe influencuesen Chiara Ferragni.

 

meloni faqe pornografike ne itali

Sondazh

Poll