Bota

Peskov: Rusia ende e interesuar për negociata, pavarësisht sulmeve ndaj Kievit!

Sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 15 persona përfshirë edhe një fëmijë 2-vjeçar u vranë nga sulmet.

28 Gusht 2025, 16:03 Nga N.F
Peskov: Rusia ende e interesuar për negociata, pavarësisht sulmeve
Foto

RUSI- Kremlini është rikthyer me deklarata pas sulmeve ruse që ndodhën në Kiev gjatë natës. Sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 15 persona përfshirë edhe një fëmijë 2-vjeçar u vranë nga sulmet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia mbetet e interesuar për negociata për të arritur qëllimet e saj pavarwsisht sulmeve.

“Ju e shihni që sulmet ndaj infrastrukturës ruse vazhdojnë dhe shpesh infrastruktura civile në Rusi është në shënjestër të regjimit të Kievit. Në të njëjtën kohë, Rusia do të ruajë interesin e saj për të vazhduar procesin e negociatave me qëllim arritjen e qëllimeve që kemi vendosur përmes mjeteve politike dhe diplomatike," tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivën e një armëpushimi, ai tha se çdo propozim që mund të kontribuojë në paqe duhet të diskutohet.

peskov rusia

Sondazh

Poll