28 Gusht 2025, 20:00
Nga N.F
Foto
TIRANË- Britania, Franca dhe Gjermania kanë aktivizuar një mekanizëm për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, që parashihen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015. Tri fuqitë evropiane, të njohura edhe si E3, i kanë shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 gusht për nisjen e procesit, i cili merr 30 ditë kohë.
Përmes një njoftimi, ministrat e Jashtëm të E3-shit, thanë se “ne do të përdorim periudhën 30-ditore për të vazhduar angazhimin me Iranin sa i përket ofertës sonë për zgjatje apo çdo përpjekje të rëndësishme diplomatike në rikthimin e Tehranit në përmbushjen e zotimeve”.
Ata theksuan se “ndajmë objektivin themelor që Irani nuk duhet kurrë të kërkojë, zotërojë ose zhvillojë një armë bërthamore”. Ky hap e vë Iranin në rrezik që të përballet me sanksione, të cilat ishin hequr si pjesë e marrëveshjes bërthamore të arritur më 2015. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mirëpriti veprimin e grupit E3.
“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për angazhim të drejtpërdrejtë me Iranin – në shërbim të një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme për çështjen bërthamore të Iranit”, tha ai përmes një deklarate.
“Aktivizimi i këtij mekanizmi nuk bie ndesh me gatishmërinë tonë të sinqertë për diplomaci, përkundrazi e forcon atë”, shtoi ai.
“Ky vendim i tri vendeve evropiane do të minojë seriozisht procesin në vazhdim të ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA]”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate, duke e quajtur veprimin një “përshkallëzim provokues dhe të panevojshëm”.
Sapo të finalizohet procesi i aktivizimit të mekanizmit, marrëveshja bërthamore në mënyrë efektive do të zhbëhej.
Marrëveshja ishte dizajnuar që të pengonte Republikën Islamike që të zhvillojë një armë bërthamore – diçka që Teherani ka këmbëngulur prej kohësh se nuk po kërkon që ta zhvillojë. Ajo përcakton rregulla strikte për monitorim të pavarur të aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe vendos kufizime si mbi sasinë e uraniumit që mund të posedojë, ashtu edhe mbi nivelin e pasurimit të tij.
Irani nisi të shkelte marrëveshjen pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione. Që atëherë, Irani ka përshpejtuar gradualisht programin e tij bërthamor, duke pasuruar uraniumin deri në 60 për qind pastërti – shifër shumë më e lartë sesa kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Në korrik, Irani pezulloi bashkëpunimin me IAEA-n si përgjigje ndaj bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi objektet e tij kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.
Një nga kushtet që E3 kishte vendosur për të shtyrë procesin ishte që Teherani të rifillonte bashkëpunimin e plotë me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së përpara fundit të gushtit./ REL
angli franca gjermania iran
Bota
28 Gusht 2025, 19:44
N.F
Foto
ITALI- Një faqe interneti pornografike ka shkaktuar reagime të shumta në Itali pasi ka publikuar foto të montuara të...
Bota
28 Gusht 2025, 18:41
N.F
Foto
DANIMARKË- Diplomati më i lartë amerikan në Danimarkë,Mark Stroh është thirrur për një takim në...
Bota
28 Gusht 2025, 18:33
N.F
Foto
KOSOVË- Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet n&eum...
Bota
28 Gusht 2025, 18:14
N.F
Foto
GREQI- Hetuesve të apelit u është dorëzuar raporti i departamentit të Krimeve të Zjarrvënies në lidhje me zjar...
Bota
28 Gusht 2025, 17:49
N.F
Foto
TIRANË- Avokatët e saj: “U shënjestrua sepse mbrojti publikun duke mos miratuar urdhra të pabazuar shkencërisht”....
Bota
28 Gusht 2025, 17:10
N.F
Foto
FRANCË- Më shumë se 2,000 fëmijë flenë jashtë në Francë për shkak të munges...
Bota
28 Gusht 2025, 16:03
N.F
Foto
RUSI- Kremlini është rikthyer me deklarata pas sulmeve ruse që ndodhën në Kiev gjatë natës. Sipas zy...
Bota
28 Gusht 2025, 15:48
N.F
Foto
BOSNJE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për president të Republik&eum...
Bota
28 Gusht 2025, 13:56
V.Ç
Pamje nga pasojat e sulmit rus në Kiev
KIEV - Sulmi masiv i Rusisë ndaj Kievit në orët e para të së enjtes ka shkaktuar reagi...
Bota
28 Gusht 2025, 12:06
V.Ç
Pamje nga Fakultetit i Filozofisë në Novi Sad
NOVI SAD - Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad dhe qytetar&eu...