Politike

Rama: Flakët nuk i shuan ekspertët online, por djersa dhe guximi i punonjësve në vijën e zjarrit

Rama gjithashtu nuk kurseu ironitë për opozitën gjatë fjalimit në ceremoninë e dekorimit të punonjësve që luftuan më zjarret.

27 Gusht 2025, 12:00 Nga r.ll
Rama: Flakët nuk i shuan ekspertët online, por djersa dhe guximi i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk u thye pavarësisht zjarreve që shpërthyen dy muajt e fundit.  Rama gjithashtu nuk kurseu ironitë për opozitën gjatë fjalimit në ceremoninë e dekorimit të punonjësve që luftuan më zjarret. Ai tha se zjarret nuk i shuan "ekspertët online të fikjes së zjarrit", por djersa dhe puna e këtyre dhjetëra mijëra punonjësve që ishin në vijën e zjarrit. 

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën edhe pse shumë ka ende për të bërë, nuk munguan dhe ekspertët online të fikjes së zjarrit, as zjarrvënësit e zakonshëm të mexhlisit tonë publik dhe dixhital, por Shqipërinë nuk e mbrojtën ata, por djersa, guximi dhe sakrifica e atyre 10 mijë e kusur njerëzve në vijën e zjarrit pjesë e së cilës përfaqësues jeni edhe ju këtu.", u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll