Politike

Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit pavarësisht tymit dhe flakëve

Rama është shprehur se ceremonia zhvillohet për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe personelin e emergjencave civile.

27 Gusht 2025, 11:16 Nga r.ll
Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar zjarret që përfshinë vendin në dy muajt e fundit.  Rama është shprehur se ceremonia zhvillohet për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe personelin e emergjencave civile.

"Të dashur dhe të respektuar shërbyes në uniformën e shtetit tonë, të nderuar miq edhe të ftuar, ushtarakë policë, zjarrfikës, mjek, personel i emergjencave civile në të gjitha gradat e cilësitë dhe sidomos për secilën prej meritave tuaja jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundimi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja.", u shpreh Rama. 

Gjatë fjalës së tij ai përmendi dhe zjarrfikësit dhe efektivët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ndër këto emra, Rama përmendi edhe komisar Agim Troci, kolonel Gëzim Markun, komandant Ervin Buzin, Klajdi Tushe. 

"Një oficer policie sfidoi drejtpërdrejt vdekjen jo për të shpëtuar veten por njerëzit. Dhjetëra kilometra larg në fshatin Plan i Bardhë, zjarrfikësit evakuojnë dhe shpëtojnë jetë të tëra pa u trembuar nga asfiksimi dhe tymi. Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët. Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën e një shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi. Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë.", tha kreu i qeverisë. 

edi rama

Sondazh

Poll