27 Gusht 2025, 13:42
Nga r.ll
resorti dhe ardian halili
TIRANË- Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim pa leje. Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sipas raportimeve, shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Bëhet me dije se aktualisht Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.
Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prill 2021. Pasi la detyrën, Halili deklaronte se kontrata e punës iu ndërpre nga Bashkia që në fillim të marsit. Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit deklaronte se ishte vetë Halili, që dha dorëheqjen. Ai e mbajti këtë post për rreth 3 vite dhe u zëvendësua nga Dorian Mema, kreu aktual i IMT Durrës.
ardian halili
2022 09 01
2022 09 01
resotrit1
377309124
2025 08 17
Aktualitet
27 Gusht 2025, 13:32
foto ilustruese
TIRANË- Në korrik të vitit 2024, Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile ndryshimeve në ligjin p&...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 13:28
V.Ç
Foto ilustruese
Tiranë – Dy ambiente, të cilat ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit jan&e...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 12:57
V.Ç
Foto ilustruese
VLORË - Flakët në pyllin e Poros, pranë hidrovorit në Vlorë, janë riaktivizuar, sërish rreth or&eum...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 12:50
r.ll
ardian halili
TIRANË- Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim ...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 12:34
r.ll
viktimat dhe autori
SARANDË- Gjykata e Srandës ka lënë në burg 23-vjeçarin, Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin ku humb...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 11:14
r.ll
gazetari
GJERMANI- Gazetari gjerman, Tesseo La Marca i ka kushtuar një artikull udhëtimit të tij në Shqipëri gjatë sezonit ve...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 11:04
V.Ç
Foto ilustruese
GREQI – Një 35-vjeçar, shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në G...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 10:57
r.ll
objekti
DHËRMI- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar paraditen e sotme në jug të vendit. Konkretisht, IKMT...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 10:33
r.ll
Ardit Domi dhe Lorenc Çali
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Ardit Domi...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 10:23
V.Ç
Foto ilustruese
TIRANË - Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime për situatën e zjarreve në vend. Gjatë or&...