Politike

Osmani uron kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit: Të votohet sa më parë edhe qeveria e re dhe të përmbyllet ky proces në përputhje me kushtetutën

Që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka patur një ngërç politik ndërsa ditën e sotme më në fund u arrit të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënryetarët e Kuvendit. 

26 Gusht 2025, 18:18 Nga N.F
Osmani uron kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit:
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha dhe nënkryetarëve. Presidenca bën me dije se Osmani ka mirëpritur hapat që u ndërmorën sot duke zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit. 

Ajo më tej ka bërë thirrje që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe Kuvendi të votojë qeverinë e re. Që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka patur një ngërç politik ndërsa ditën e sotme më në fund u arrit të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënryetarët e Kuvendit. Dimal Basha arriti të merrte votat për postin e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi janë nënkryetarët e rinj.

Njoftimi i presidencës:

Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

osmani kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll