Politike

Berisha: PD do ndërmarrë të gjithë hapat për t’i rezistuar kësaj narkodiktature duke u riorganizuar

Ai shtoi më tej se strukturat kriminale që sipas tij kanë kapur shtetin, janë më të rrezikshme se çdo ideologji represive e së shkuarës.

26 Gusht 2025, 13:56 Nga r.ll
Berisha: PD do ndërmarrë të gjithë hapat për t’i
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se so se Partia Demokratike do të kryejë një proces ripërtëritjeje dhe riorganizimi. Berisha tha se PD do të bëjë gjithçka për t'i rezistuar asaj që ai e quan "narkodiktatura". 

Ai shtoi më tej se strukturat kriminale që sipas tij kanë kapur shtetin, janë më të rrezikshme se çdo ideologji represive e së shkuarës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS :

PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme për t’i rezistuar kësaj narkodiktature, këtij narkoshteti, duke i ripërtërirë, duke i riorganizuar. Por një gjë duhet t’u them ju dhe çdo shqiptari, se në qoftë se në diktaturën e parë, ideologjia marksiste leniniste ishte shpallur forcë lëvizëse dhe e vërteta është se me luftën e klasave, ajo diktonte, përcaktonte fuqishëm në shumë aspekte, përcaktonte jo vetëm në dhunën dhe opresionin, por jo më pak në indoktrinimin e njerëzve.

Ju jeni të rinj, nuk i keni arritur, por kur ne kemi përmbysur shtatoren e Enver Hoxhës, me mijëra shqiptarë rrëmbyen armët kundër nesh dhe donim që shtatorja të vendosej aty ku ishte. Kjo ishte dëshmi e indoktrinimit të tyre, po ata ishin njerëzit më të varfër të kësaj toke. Njerëzit që absolutisht për shumë vite nuk kishin asgjë në tavolinën e tyre përveçse bukë e kripë, bukë dhe sherbet me sheqer. Indoktrinimi është një fenomen i njohur.

Sot është droga. Sot nuk është më ideologjia marksiste leniniste. Sot forca misterioze lëvizëse e kësaj shoqërie është droga.
Ti thua Suel Çela, ky është bandit, ka vrarë, rri fshehur. Por ai ka 6 miliardë euro mbrapa me atë Çopjen. Dhe kjo është vetëm njëra shumë që mësuam rastësisht këto ditë nga regjistrimet. Doli që në vitin 2021, Çopja me këtë Çelën, këta kishin qarkulluar 28 tonelata kokainë në një vit.

Tani a e imagjinoni ju këtë fluks të tmerrshëm krimi që vërshon në mbështetje të këtij pushteti dhe kundër interesave të qytetarëve? Emëron ministrat, emëron gjykatësit, emëron drejtorët e policisë, emëron deputetë, ekzekuton cilindo.
Pra, forcë lëvizëse sot nuk është doktrina marksiste leniniste, por është droga, kryesisht kokainë.

sali berisha

Sondazh

Poll