Politike

"Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit", Berisha: Dimal Basha suksese në detyrë!

Ai theksoi se kryetari u zgjodh pas një procedure të zgjatur disa mujore pas zgjedhjeve të shkurtit.

26 Gusht 2025, 20:35 Nga N.F
"Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit", Berisha: Dimal Basha suksese
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Berisha shkruan se sot Kosova zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit.

Ai theksoi se kryetari u zgjodh pas një procedure të zgjatur disa mujore pas zgjedhjeve të shkurtit. Berisha ka uruar Dimal Bashën për detyren e re dhe i ka uruar suksese atij dhe Kuvendit të Kosovës.

"Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit. Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë," shkruan Berisha.

berisha

Sondazh

Poll