Politike

"Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën", Berisha: Por do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari

Kryedemokrati theksoi se funksionet në Partinë Demokratike përcaktohen në mënyrë demokratike.

26 Gusht 2025, 14:08 Nga r.ll
"Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën", Berisha: Por do
berisha, bardhi

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se do të jetë grupi parlamentar që do të përcaktojë se kush do të jetë kryetari. Berisha shprehu gjithashtu vlerësim për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi. 

Kryedemokrati theksoi se funksionet në Partinë Demokratike përcaktohen në mënyrë demokratike.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset.
Do i përcaktojë grupi të gjitha...
Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.
Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike.
Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.
Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë.
Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit...
A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Të vetmen gjë...

sali berisha

Sondazh

Poll