Aktualitet

A ishte shënjestra Joz Marku? Shpërthim me tritol në portën e një banese në Fushë Kuqe, gjenden edhe disa gëzhoja

Lënda plasëse e dyshuar artizanale mësohet se është vënë në portën e jashtme të murit rrethues të një banese.

26 Gusht 2025, 21:50 Nga N.F
A ishte shënjestra Joz Marku? Shpërthim me tritol në portën
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Kuqe. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se shpërthimi është regjistruar në orën 04:20 në fshatin Gurëz.

Lënda plasëse e dyshuar artizanale mësohet se është vënë në portën e jashtme të murit rrethues të një banese. Policia thekson se nga shpërthimi është dnëmtuar lehtë porta dhe se nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se janë gjetur disa gëzhoja të cila janë sekuestruar. Dyshohet se shënjestër e këtij shpërthimi ka qene banesa e këngëtarit dhe ish-banorit të BBVip, Joz Marku.

"Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit," thuhet në njoftimin e policisë.

shperthim me tritol ne fushe kuqe

Sondazh

Poll