Politike

Rregullorja e Kuvendit përcakton që ai të hapë seancën si deputeti më i vjetër në moshë, Berisha: Nuk do ta bëj, ky është parlamenti i partisë shtet

Berisha u shpreh se parlamenti i ri nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. 

26 Gusht 2025, 13:43 Nga r.ll
Rregullorja e Kuvendit përcakton që ai të hapë seancën
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë ai deputeti që do të hapë seancën konstituive të Kuvendit.

Ndonëse rregullorja e Kuvendit përcakton që ai të hapë seancën si deputeti më i vjetër në moshë, Berisha tha se nuk do ta bëjë për shkak se sipas tij, është një parlament jo legjitim.

Sipas tij, parlamenti i ri nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

E vërteta është që, çdo njeri ka të drejtë që të ketë mendimin e tij. Por koalicioni është bërë mbi bazën e rekordeve elektorale. Unë nuk di ndonjë teknikë tjetër më të drejtë, më të ndershme, se sa rekordin elektoral për të bërë koalicionin.
Gjithmonë në eksperiencën e gjatë, koalicionet kanë pasur në bazë rekordin elektoral.
Natyrisht koalicioni i ardhshëm do të ketë në bazë, rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Pra, nuk di ndonjë mënyrë tjetër, nëse do të bësh koalicion. Përndryshe mos bëj koalicion, ec vetë...

... Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje.
Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është rekomandim i Këshillit të Europës që thotë; në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund të ja lejoj vetes të ulem unë aty? Kurrë...
...Nuk kam biseduar me asnjë njeri, por unë shpreha mendimin tim. Nuk kam biseduar. Pas Tritanit vjen Edi Rama, apo kush vjen?
...Thashë mos ishte Edi...

sali berisha

Sondazh

Poll