Aktualitet

EMRI/ Me armë zjarri me vete, arrestohet në rrugën e Arbrit, 38-vjeçari nga Burreli

Me vete iu gjet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan nga policia.

26 Gusht 2025, 10:05 Nga V.Ç
EMRI/ Me armë zjarri me vete, arrestohet në rrugën e Arbrit,
Foto ilustruese

TIRANË – Një 38-vjeçar u arrestua pas finalizimit të operacionit policor “Armed” në rrugën e Arbrit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Besmir Bajraktari, banues në Burrel.

Me vete iu gjet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan nga policia. Ky shtetas ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes besmir bajraktari

Sondazh

Poll