Aktualitet

Vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët në zonën e hidrovorit janë përhapur me shpejtësi gjatë orëve të natës nga era e fortë, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat zjarrfikëse dhe të FA-së kanë rinisur punën për shuarjen e zjarrit.

26 Gusht 2025, 08:26 Nga r.ll
Vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë,
foto ilustruese

VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë vijon ende aktive. Flakët në zonën e hidrovorit janë përhapur me shpejtësi gjatë orëve të natës nga era e fortë, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat zjarrfikëse dhe të FA-së kanë rinisur punën për shuarjen e zjarrit.

Terreni ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, ndërkohë që ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri me 4 helikopterë, 2 të Forcave të Armatosura dhe dy të tjerët të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, u shpreh se ka dyshime që vatra e zjarrit të jetë ndezur qëllimisht, ndërsa shtoi se ka një gjatësi prej 2-3 kilometrash.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll