Aktualitet

The Times: Shqiptarët rikthehen nga Britania në Shqipëri vullnetarisht, paguhen 1200 paund për t'u larguar

Në artikull thuhet se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë të përshpejtuar riatdhesimi që ka përmbysur fluksin e mbërritjeve me gomone, i cili në vitin 2022 arriti në pothuajse 13,000 persona.

26 Gusht 2025, 08:35 Nga r.ll
The Times: Shqiptarët rikthehen nga Britania në Shqipëri
deportimet

BRITANI- Mediat e huaja kanë rikthyer sërish vëmendjen nga deportimi i shqiptarëve nga Britani në Shqipëri pas hyrjes së tyre ilegale në tokën britanike. 

Së fundmi, gazeta Sunday Time ju ka kushtuar një artikull atyre shqiptarëve që vendosin vullnetarisht të kthehen në Shqipëri dhe gjithashtu marrin shumën prej 1200 paundësh nga qeveria angleze.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt qytetit të Kukësit dhe sjell historinë e 32-vjeçarit Ardit Shehu, i cili është rikthyer vullnetarisht në Shqipëri. 

"Vëlla, tani Anglia ka mbaruar", ka deklaruar për gazetarin 32-vjeçari të cilit iu refuzua këkesa për azil në Britani.

Në artikull thuhet se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë të përshpejtuar riatdhesimi që ka përmbysur fluksin e mbërritjeve me gomone, i cili në vitin 2022 arriti në pothuajse 13,000 persona.

Sipas gazetës Sunday Times të Londrës, që nga marrëveshja midis Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Ky është afërsisht trefishi i numrit të atyre që u deportuan gjatë viteve 2010. Shqiptarët tani janë kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me anije të vogla kanë rënë me 95%.

"Policia, sa herë që flasim [në rrugë], na ndalon", tha një shqiptar në një kafene në Kukës. "E dini? Për të arrestuar shqiptarë, vetëm shqiptarë."

Ai kishte jetuar në Barking në Londrën lindore dhe kishte punuar ilegalisht në kantiere ndërtimi, por u deportua nga qeveria britanike gjashtë muaj më parë, tha ai.

Ervin Hoxha, Ministri i Brendshëm, deklaroi për gazetës Sunday Times:  "Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë shndërruar këtë rast në një histori suksesi."  

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes së kthimit dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin në Britani, tha:  "Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitime politike... përveçse për të ruajtur marrëdhënie të mira me Britaninë."

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll