Politike

"Artur Zheji ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur", Ali Ahmeti: Humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari! U prehtë në paqe dhe i qoftë e lehtë toka shqiptare

Ai theksoi se pavarësisht se shpesh ka patur mendime të ndryshme me Zhejin për disa diskutime publike ka respekt dhe vlerësim ndaj tij. Sipas tij ndarja nga jeta e tij do të lërë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike në vend.

24 Gusht 2025, 16:57 Nga N.F
"Artur Zheji ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur",
Artur Xheji

TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit, Artur Zheji. Ahmeti shkruan se Zheji ishte një zë i guximshëm  dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare.

Ai theksoi se pavarësisht se shpesh ka patur mendime të ndryshme me Zhejin për disa diskutime publike ka respekt dhe vlerësim ndaj tij. Sipas tij ndarja nga jeta e tij do të lërë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike në vend. Kreu i BDI gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për familjen e Zhejit.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, në moshën 63-vjeçare. Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe dhe i qoftë e lehtë toka shqiptare," shkruan ai.

"Artur Zheji ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur",

ali ahmeti artur zheji

Sondazh

Poll