Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagosen 3 persona

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, që ndodheshin në një nga makinat e përplasura.

23 Gusht 2025, 20:11 Nga I.A
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagosen 3 persona
Aksident

SHKODËR- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, tek Ura e Vrakës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, që ndodheshin në një nga makinat e përplasura.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik", tek Ura e Vrakës, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll