23 Gusht 2025, 15:17
Nga I.A

GREQI- 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në rrugën Pagason në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.
Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë. Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
Vrasja e shqiptares në Volos
40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.
Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.
Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital./Dosja.al
pandeli nakoleci marjola nakoleci
Aktualitet
23 Gusht 2025, 14:10
r.ll
pandeli dhe marjola nakoleci
GREQI- Fëmijët e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci në Volos mëngjesin e së premtes...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 13:55
r.ll
zjarri
FIER- Një zjarr ka rënë pranë hekurudhës Fier-Vlorë, ndërsa flakët kanë djegur disa trarë pre...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 13:44
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seks...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 13:36
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi ka përplasur me automjetin e tij nj...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 12:53
r.ll
arrestimi
LAÇ- Një 40-vjeçar i cili përdorte katër identitete të ndryshme është arrestuar në Laç me...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 11:28
r.ll
foto nga kronika
GJERMANI- Televizioni publik gjerman, ARD ka denoncuar përmes një kronike ndotjen alarmante të lumit të Vjos...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 10:49
r.ll
marina dhe eli fara
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 10:39
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi përplasi me automjetin që d...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 10:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë te spitali i Traumës, ndërsa kan&e...
Aktualitet
23 Gusht 2025, 10:08
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Drejtorinë e Për...