Aktualitet

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë

Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj e cilëson ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare.

23 Gusht 2025, 18:41 Nga I.A
Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti dhe analisti Agron Gjekmarkaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së Artur Zhejit, për humbjen nga jeta të këtij të fundit. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj e cilëson ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Në fund Gjekmarkaj thekson se kontributin e tij është i vyer në jetën publike dhe mediatike të vendit.

Postimi i Gjekmarkajt:

Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.

Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe.

agron gjekmarkaj artur zheji

Sondazh

Poll