Aktualitet

Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji

Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

23 Gusht 2025, 16:53 Nga I.A
Media në zi/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji
Artur Zheji

SARANDË- Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta pasditën e sotme. Mësohet se Zheji është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës.

Gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Ndërkohë që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë./Dosja.al

artur zheji

Sondazh

Poll