Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Blendi Fevziu: Iku një zë i rëndësishëm i mediave

Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu ka theksuar se e ka trishtuar ky lajm, pasi ka bashkëpunuar për 25 vite me Zhejin.

23 Gusht 2025, 18:29 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Blendi Fevziu: Iku një zë i
Artur Zheji dhe Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu ka theksuar se e ka trishtuar ky lajm, pasi ka bashkëpunuar për 25 vite me Zhejin. Më tej, Fevziu shkruan se me ikjen e Zhejit iku dhe një zë i rëndësishëm i mediave dhe një intelektual.

Postimi i Plotë:

Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 - te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

artur zheji blendi fevziu

Sondazh

Poll