23 Gusht 2025, 11:05
Nga r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli ka denoncuar situatën financiare të kompanisë së fluturimit "Air Albania".
Ajo është shprehur se kompania e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.
Më tej shprehet se gjithashtu mungojnë të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta. Vangjeli thekson se kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë. PD shprehet se një arsye për krizën e Air Albania janë fluturimet e kryeministrit Edi Rama më charter.
DEKLARATA E PLOTË:
Më 20 Qershor Air Albania e shpallur nga KM Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’ njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, duke rilidhur Shqipërinë dhe Slloveninë pas disa vitesh.
Por dy muaj më pas, më 20 Gusht, mediat Sllovene informuan publikun se kompania i anuloi planet për këtë linjë për shkak të vështirësive financiare.
Dhe kjo nuk është aspak çudi. Air Albania, themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.
Mungojnë gjithashtu të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta.
Kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.
Ndërkohë, që prej 2020-s, Air Albania ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare për ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme charter për KM e RSH.
Opozita ka kërkuar transparencë dhe një komision hetimor për udhëtimet e Kryeministrit me charter, por kjo u rrëzua nga mazhoranca.
Sot kërkojmë që Kryeministri dhe kompania të japin përgjigje: a po shkon drejt falimentimit ‘krenaria kombëtare’ për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që vijnë nga udhëtimet charter të Edi Ramës?
genta vangjeli kompania air albania
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
22 Gusht 2025, 20:21
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me arsyetimin e Gjykatës së Posa&cced...
Politike
22 Gusht 2025, 18:37
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosov...
Politike
22 Gusht 2025, 18:29
Blerina Gjoka
edi rama dhe adea pirdeni
TIRANË- Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi ...
Politike
22 Gusht 2025, 17:21
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka publikuar në faqen e saj zyrtare në sekto...
Politike
22 Gusht 2025, 12:59
N.F
Foto
KOSOVË- Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të kandidatit të Lëvizjes Vet...
Politike
22 Gusht 2025, 12:47
N.F
Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka publikuar vendimin e arsyetuar lidhur me m...
Politike
22 Gusht 2025, 12:49
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në promovimin e librit “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavar...
Politike
22 Gusht 2025, 12:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në promovimin e librit ‘Dr. Ibrahim Rugova, Arkit...
Politike
22 Gusht 2025, 12:06
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer kujtimet me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim...
Politike
22 Gusht 2025, 10:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është kapur sërish me një gjyqtar, këtë herë me Klarent Demirin. ...