Aktualitet

FOTO/ Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti, vajza e mitur bën postimin prekës: Mami, do të më mungosh shumë, e di që po na shikon nga atje lart

Ishte vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre.

23 Gusht 2025, 14:10 Nga r.ll
FOTO/ Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti, vajza e mitur bën
pandeli dhe marjola nakoleci

GREQI- Fëmijët e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci  në Volos mëngjesin e së premtes, u përballën me një skenë të tmerrshme, ku i ati goditi për vdekje me thikë nënën e tyre. 

Ishte vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre. Ndërkohë, ditën e sotme vajza e 36-vjeçares ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë së ëmës.

"Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por Dinosi, unë, Bleta dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë", shkroi vajza krahas fotove me nënën e saj.

FOTO/ Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti, vajza e mitur bën
postimi

Oficerët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupin e gruas fatkeqe në hyrje të pallatit me lëndime në qafë dhe brinjë dhe fëmijët e mitur ishin pranë saj. Ndërkohë autori 40-vjeçar, Pandeli Nakoleci mbetet i zhdukur, pasi ai u arratis menjëherë pas sulmit ndaj 36-vjeçares.

Sipas policisë greke, nuk kishte histori dhune në familje midis çiftit, megjithatë, i kërkuari ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte akuzuar, ndër të tjera, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për shkelje të ligjit të drogës.

Në të njëjtën kohë, në qershor, vrasësi i gruas u transferua me urdhër të prokurorit për një ekzaminim psikiatrik, pasi kishte tentuar vetëvrasje. Gjatë ekzaminimit, u përcaktua se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

marjola nakoleci vrasje ne volos

Sondazh

Poll