22 Gusht 2025, 12:06
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer kujtimet me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryedemokrati e ka cilësuar Rugovën si një figurë të jashtëzakonshme të kombit shqiptar dhe theksoi se ai arriti të krijojë një unitet që Kosova nuk e ka pasur kurrë për projektin e pavarësisë.
Lideri i opozitës solli në vëmendje gjithashtu edhe një episod diplomatik me ish-kryeministrin grek Konstandin Micotaqis, ku e kishte bindur këtë të fundit të priste Ibrahim Rugovën si president të një populli të robëruar që kërkonte lirinë me paqe dhe vizion.
"Presidenti Ibrahim Rugova është një nga figurat më të ndritura të historisë tonë kombëtare të të gjithë kohërave. Dhe natyrisht të flasësh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës, duhet të zgjedhësh planin në të cilin do e trajtosh atë. Unë nuk do merrem me historinë, por do merrem me disa nga habitë e mëdha të këtij gjeniu të politikës shqiptare. Më rrafshin filozofik, Ibrahim Rugova është shtetari i habive të mëdha. Ky pasardhës i një familje atdhetare, i një familje qëndrestare, zgjodhi në krye të radhës jo pushkën, por gandizmin.
Zgjedhje të cilën nuk e kishte bërë ndonjëherë ndonjë shqiptar në histori. Zgjedhje të cilën ndoshta në Ballkan jo e jo, por edhe në Europë nuk ishte regjistruar. Dhe me këtë zgjedhje, Ibrahim Rugova zgjodhi çelësin e artë për të hapur çdo derë. Por edhe mendjet e atyre që e donin dhe nuk e donin. E atyre që e besonin në projektin e tij dhe e kundërshtonin projektin e tij. Po e përsëris prapë. Ishte maji i vitit 1992. Në Stamboll, në nismën e Detit të Zi takohem me kryeministrin e Greqisë, Konstandin Micotaqis, një njeri që kishte mbështetur PD në themelimin e saj, por që siç ishte trashëgimia 45-vjeçare e marrëdhënieve, natyrisht kishte edhe problematikat e veta.
Në bisedë e sipër më kërkoi të takoja patriarkun. Jo, i thashë unë, se ne jemi një vend plurireligjioz dhe nuk më shkon mua të bëj vizita përveçse Vatikani që është shtet, tek të tjerat unë respektoj pluralitetin fetar të vendit tim. Mirë, tha. Tani, kërkesa ime. Të presësh presidentin Ibrahim Rugova. Po pse ta pres, më tha. Ta presësh se ai është themeluesi i partisë së parë antikomuniste në Ballkan dhe ti je një antikomunist i njohur. Ta presësh, i them unë prapë, se ai ka filozofinë e paqes. Ai udhëheq një popull të robëruar, një popull që kështu e ka historinë ai, edhe me luftëra dhe pushtime, por ai ka dalë me mantrën paqësore të zgjidhjes.
I them, e treta, ti nuk mund të injorosh dy milionë shqiptarë aty. Jemi dakord, dakord më tha. Dhe ky, i ndjerë tani, u bë kryeministri i parë që do priste presidentin Rugova në Selanik. Habia e dytë e madhe e Ibrahim Rugovës ishte një bashkim i shqiptarëve, i paparë në tërë historinë e tyre. Në tërë historinë e kombit. Edhe ato sythe pluraliteti në Kosovën e pushtuar, që të gjitha ishin një mbështetje e presidentit Rugova dhe projektit Rugova. Pra, arriti të krijojë një unitetit që Kosova kurrë nuk e ka pasur. Dhe ky ishte një unitet në projektin e tij, në projektin e pavarësisë së Kosovës, Kosovës së lirë dhe të pavarur. Rugova, në këtë projekt, kaloi nga një kancelari në një tjetër, nga një institucion në një tjetër, por me civilitetin dhe gandizmin e tij, ai do vlerësohej nga Parlamenti Europian me çmimin e madh të Saharov.
Kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për popullin e Kosovës dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës. Një njeri i civilizuar me një kulturë të gjerë, që fliste shumë më pak për politikë se sa për universin kulturor. Ibrahim Rugova bënte për vete të gjithë bashkëbiseduesit, përveçse tek politikanët që nuk binin dakord me projektin e pavarësisë së Kosovës, çka për atë nuk përbënte asnjë lloj obligimi për t’u tërhequr, sepse e ka përshkruar në mënyrën më të shkëlqyer Madlen Ollbrajt, kur thotë se Dhomën Ovale, i thotë presidenti Klinton, që donte ta ndihmonte: Ibrahim, tani atë pavarësinë e kam të pamundur, por kërko diçka tjetër dhe unë jam i gatshëm ta realizoj. Ibrahimi rri, mendon dhe mendon dhe thotë: president, vetëm pavarësia zgjidh problemin. Klintoni qeshi," tha Berisha.
sali berisha
Politike
22 Gusht 2025, 10:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është kapur sërish me një gjyqtar, këtë herë me Klarent Demirin. ...
Politike
22 Gusht 2025, 10:40
N.F
Fier
FIER- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Fier. Rama...
Politike
22 Gusht 2025, 09:30
N.F
Zllatan Ellek
KOSOVË- Lista Serbe tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e saj për zgjedhjet lokale t&e...
Politike
22 Gusht 2025, 08:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit. Me an...
Politike
22 Gusht 2025, 08:03
N.F
Foto
KOSOVË- Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është t...
Politike
22 Gusht 2025, 07:32
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të zhvilluar seancën e radhës me shpresën për konstituim...
Politike
21 Gusht 2025, 21:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një video të artistit vizual Sirio B...
Politike
21 Gusht 2025, 21:08
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për mosce...
Politike
21 Gusht 2025, 19:18
dosja
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, doktori do i japë 3 deputetë hu...
Politike
21 Gusht 2025, 18:46
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madh...