Politike

"Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri..."/ Rama sulmon një tjetër gjyqtar: Zero tolerancë për ata që pengojnë programet në interes të publikut

Rama thekson se edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohen organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun. 

22 Gusht 2025, 10:53 Nga E. D
"Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është kapur sërish me një gjyqtar, këtë herë me Klarent Demirin. Me anë të një postimi në facebook, Rama e akuzon gjyqtarin se ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësirë publike të zaptuar nga një lokal në Tiranë. Rama thekson se edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohen organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun. 

Postimi i Ramës;

Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

Një gjë është pak po e sigurtë: Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre

"Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi

 

edi rama

Sondazh

Poll