22 Gusht 2025, 12:47
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në promovimin e librit ‘Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës’. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës tha se Rugova ishte pacifist radikal dhe ai i mësoi elitës politikes të Kosovës doktrinën e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Kryedemokrati theksoi Gjithashtu se ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës.
"Në këtë tipar, pas lufte... u them unë ju, ishte garanti kryesor i pavarësisë së Kosovës. Pse? Sepse nuk ka diskutim që për komunitetin ndërkombëtar, liritë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë ishin një problem madhor.
Se ata nuk luftuan të çlirojnë shqiptarët që të shtypen serbët, malazezët apo etnitë e tjera. Por njeriu që ishte garant, dhe që nuk mund të vinin në dyshim integritetin dhe vullnetin e tij për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës, për një Kosovë të qytetarëve të barabartë para ligjit, ishte Ibrahim Rugova. Së dyti, ai tani në të gjitha kancelaritë shpallej si pacifisti radikal. Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se ai nuk heq dorë nga projekti i tij.
Takova në vitin 2005, më priti në Strasburg, Havier Solana i cili kishte njohuri shumë të gjata dhe të thella për Ballkanin. I parashtroj tezën që vetëm pavarësia e Kosovës i jep fund fluiditetit të faktorit shqiptar në Ballkan.
Por kur ra fjala për Rugovën, tha: Rugova, një pacifist radikal. Se i thashë unë se ai është një garant për liritë e të gjithëve në Kosovë. Pra, habi tjetër e Ibrahim Rugovës. Pas ndërtimit të shtetit paralel së bashku me Bujar Bukoshin dhe qeverinë e tij, ai bëri çdo gjë për mbrojtjen e këtij projekti. Por, mbajti një qëndrim të ndryshëm gjatë luftës, në mënyrë të pamohueshme.
Dhe natyrisht lufta çlirimtare përbën faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve nga koha e Skënderbeut gjer sot. Dhe ajo luftë kishte rol përcaktues për pavarësinë e Kosovës, por prapë nuk ishte baras pavarësi. Duhet të jemi shumë realistë, sepse pas çlirimit të Kosovës filluan të qarkullojnë idetë e konfederatës dhe për fat të keq pati një lëkundje serioze në mbështetjen e këtij projekti nga partnerët evropiane. Se ç’ndodhi, pak e vështirë të merret vesh, por pas një periudhe që e mbështesnin këtë projekt, filluan të flasin për konfederatë.
Rugova qëndronte përsëri dhe ai ka një meritë të jashtëzakonshme të fundit, do të them, sepse pavarësisht nga kundërshtitë që pati me udhëheqjen politike të UÇK, ai firmosi Rambujenë dhe vendosi një bashkëpunim luajal të shkëlqyer pas luftë. Duhet të them i mësoi, të themi të vërtetën, elitës politike të Kosovës, doktrinën e shtetformimit, e shtetndërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës së pavarur. Ju u kujtohet, ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës," tha Berisha.
sali berisha
Politike
22 Gusht 2025, 12:06
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer kujtimet me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim...
Politike
22 Gusht 2025, 10:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është kapur sërish me një gjyqtar, këtë herë me Klarent Demirin. ...
Politike
22 Gusht 2025, 10:40
N.F
Fier
FIER- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Fier. Rama...
Politike
22 Gusht 2025, 09:30
N.F
Zllatan Ellek
KOSOVË- Lista Serbe tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e saj për zgjedhjet lokale t&e...
Politike
22 Gusht 2025, 08:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit. Me an...
Politike
22 Gusht 2025, 08:03
N.F
Foto
KOSOVË- Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, boshllëku institucional në vend nuk është t...
Politike
22 Gusht 2025, 07:32
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të zhvilluar seancën e radhës me shpresën për konstituim...
Politike
21 Gusht 2025, 21:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një video të artistit vizual Sirio B...
Politike
21 Gusht 2025, 21:08
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për mosce...
Politike
21 Gusht 2025, 19:18
dosja
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, doktori do i japë 3 deputetë hu...