Politike

SPAK "trazon ujërat": 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë aktualisht në hetim, mes tyre tre deputetë dhe një ish-ministër

Asgjë nuk është bërë e ditur lidhur me identitetet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve apo veprën penale për të cilën po hetohen nga prokurorët e SPAK-ut. 

22 Gusht 2025, 17:21 Nga r.ll
SPAK "trazon ujërat": 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka publikuar në faqen e saj zyrtare në sektorin e programit të transparencës, përgjigjet për disa nga pyetjet e gazetarëve dhe mediave. 

Në këto përgjigje SPAK ka bërë me dije se aktualisht në hetim janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Në mesin e tyre gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se janë tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. 

Por asgjë nuk është bërë e ditur lidhur me identitetet e tyre apo veprën penale për të cilën po hetohen nga prokurorët e SPAK-ut. 

Ndërkohë SPAK është shprehur gjithashtu se asnjë nga deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme. 

spak

Sondazh

Poll