Politike

"Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier", Rama: Investim me parametra modernë!

Ai shtoi se ky nënstacion do të ndihmojë në përmirësimin e furnizimit me energji. Rama shkruan se kjo do të rrisë edhe sigurinë në rrjet.

22 Gusht 2025, 10:40 Nga N.F
"Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier", Rama: Investim me
Fier

FIER- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Fier. Rama ka bërë me dije se nënstacioni i ri tashmë është gati. Sipas tij ky është një investim me parametra modernë.

Ai shtoi se ky nënstacion do të ndihmojë në përmirësimin e furnizimit me energji. Rama shkruan se kjo do të rrisë edhe sigurinë në rrjet. Nga pamjet e publikuara, duket se nën stacioni është gati ndërsa po kryhen disa lëvizje dhe lidhje të fundit për ta vënë në punë.

"Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier. Një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjeti," shkruan Rama.

rama energji elektrike

Sondazh

Poll