Art&Argëtim

Me macen e ‘kolme’ në krah, Meta uron shqiptarët i veshur me të kuqe, komentuesit e ngacmojnë: Ty të duhet kalë, jo Ga

1 Shkurt 2020, 12:10 Nga DOSJA

TIRANË- Pas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe presidenti Ilir Meta iu uron shqiptarëve një fundjavë sa më të mbarë. Presidenti ka pozuar krah maces së tij, bardhezi, ndërsa komentuesit i kanë vënë në dukje faktin, se vetë është dobësuar dhe macja është shëndoshur.

“Ty pasha s’të mungon asgjë, të leh qeni shtrirë. Ti ke dhe pushtetin dhe pasurinë, dhe drejtësinë dhe shërbëtorë, dhe opozitë dhe pushtet. Ti i ke të gjitha. C’të bëjmë ne që s’kemi as drita as ujë, ne që na vjedhin çdo ditë dhe s’ke ku të ankohesh. Bjeri lodrës, bjeri”-shkruan një prej tyre.

Një tjetër komentues ka thumbuar Metën, se një president duhet të pozojë krah një kali, jo krah një maceje që është simbol i përtacisë dhe dembelizmit. “Presidenti duhet të fotografohet me një kalë, sepse kuajt gjithmonë kanë qenë pronë e fisnikëve, kurse macet njihen si përtace si ajo macja portokalli. Nuk duam president në rolin e maces Garfield, që portretizohet si një mace portokalli, e trashë dhe përtace, i pëlqen lazanja dhe të flejë. E urren ditën e hënë, maçokun Nermal dhe ushtrimet. Fotoja për javën tjetër me kalin Frederik, me atë kalin që ka marrë emrin e princit të Prusisë”,-shkruan një nga ndjekësit e Metës.

Nuk mungojnë as ata që i kujtojnë Metës kohët e sloganit të LSI-së. “Me qetësi e dashuri”, apo edhe “Sa i ngjan Ramës ai Lilo”. 

Por kreu i shtetit, duket se nuk e ka prishur fort terezinë duke mos iu kthyer asnjë përgjigjie ngacmuesve virtualë…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim ilir meta macja garfild ilir meta macja garfild

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2020, 18:50

TIRANË– Prezantuesja Rudina Magjistari kishte të ftuar mbrëmjen e sotme në emision e saj Ermal Mamaqin dhe disa nga aktorët e tjerë të premierës “I Love Tr...