Art&Argëtim

“Ik re ik, ti tund ka**n”, Drilon Hoxha sherr me Rezart Veleshnjen, aktori: Ku ka shkollë ai, ça do thotë ai… (VD)

31 Janar 2020, 08:28 Nga DOSJA
“Ik re ik, ti tund ka**n”, Drilon Hoxha sherr me Rezart Veleshnjen,

TIRANË– Mes aktorëve të humorit, Rezart Veleshnja dhe Drilon Hoxha ka nisur një debat, pas një videoje që aktori i Portokallisë, Veleshnja ka postuar në rrjete sociale. Në videon e regjistruar nga vetë aktori, Veleshnja shprehet: “Po mir mo vlla, po si s’më ke nxjerrë tek posteri fare ti mu më vlla. Ik re Drilon ik, ik se e kam fajin unë, e ke në rregull ti, tund k*rin.”

Por si nisi sherri mes të dyve? Shkak për këtë u bë një deklaratë e Veleshnjës, në emisionin “Shqipëria live”, në Top Channel, ku ai do të fliste për temën, për të ftuar “Art apo Komercializëm”. Teksa moderatorja Erjona Rusi, po njoftonte se në linjë të drejtpërdrejtë do të hynte edhe Drilon Hoxha, Rezarti ka thënë se do të çohej nga paneli.

“Driloni nuk ka as shkollën as asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një akademi, kemi për çfarë të flasim. Tani filma mund të bëjë dhe një komshi te lagjja, po e ulim nivelin e bisedës fare. Më detyron të çohem nga paneli…është një njeri pa kurrëfarë backgroundi”,– është shprehur Rezart Veleshnja gjatë emisionit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i aktorit, Drilon Hoxha, që rrëfen se kjo video i erdhi nga një aktor ‘i madh’, duke pretenduar se shkaku pse Veleshnja e ofendoi në studio, vjen për shkak të faktit se në filmin ku ka marrë pjesë, Hoxha nuk e ka nxjerrë në posterin kryesor.

Shfletoni galerinë për të parë videon:

“Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep me erdhi një video nga një aktor i “madh” … (faleminderit nga zemra publikut që di të dallojë artistët! Folet ju për mua. Ju dua !),”- shkruan Drilon Hoxha në profilin e tij në Instagram.

(R.L;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorë humori drilon hoxha rezart veleshnja aktorë humori drilon hoxha rezart veleshnja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2020, 09:27

Memorie.al publikon historinë e panjohur të “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90 vjeçarit Tomorr Dosti, i biri i ...