Art&Argëtim

“Fjalë dhe shigjetat që depërtojnë muret mbrojtëse”, Greg Rama poston foton me fjalët e ndjera, çfarë ia trazon shpi

31 Janar 2020, 20:05 Nga DOSJA
“Fjalë dhe shigjetat që depërtojnë muret

TIRANË– Gregor Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pjesë të fjalës që ka mbajtur në hapjen e ekspozitës së tij personale “Fidem”, e cila u mbajt në Janinë. Krahas një fotoje ku shihen shumë shigjeta, Gregu shkruan se pikërisht ato shigjeta përfaqësojnë fjalë dhe kujtime që mund ta lëndojnë apo dëmtojnë një person.

 

 

“Në Shqipëri kemi një shprehje që e përdorim zakonisht e cila thotë që një fjalë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa çdo armë. Pra, ato shigjetat nuk janë vetëm fjalë, që kërkojnë të shkaktojnë dëme, ato janë edhe mendime, kujtime, ngjarje të gëzuara apo shqetësuese, duke u afruar apo depërtuar nëpër muret që krijuam ndër vite për t’u mbrojtur.” Pjesë nga fjala e mbajtur në hapjen e ekspozitës time personale “FiDEM” Janinë, 15-31 janar 2020

A post shared by Greg Rama (@gregrama) on

“Në Shqipëri kemi një shprehje që e përdorim zakonisht e cila thotë që një fjalë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa çdo armë. Pra, ato shigjetat nuk janë vetëm fjalë, që kërkojnë të shkaktojnë dëme, ato janë edhe mendime, kujtime, ngjarje të gëzuara apo shqetësuese, duke u afruar apo depërtuar nëpër muret që krijuam ndër vite për t’u mbrojtur. Pjesë nga fjala e mbajtur në hapjen e ekspozitës time personale “FiDEM”. Janinë, 15-31 janar 2020,”- shkruan Rama në Instagram.

Greg Rama sapo ka kaluar një periudhë dhimbjeje, pasi Kristi Reçi, e cila humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babain e saj Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, dhe të vëllanë Klaus Reçin, 21 vjeç, ishte e dashura e tij. Sipas mediave italiane, studentja e mjekësisë dhe Gregu ishin bashkë prej dy vitesh dhe ishin fejuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi rama gregor rama kristi reci edi rama gregor rama kristi reci

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2020, 18:50

TIRANË– Prezantuesja Rudina Magjistari kishte të ftuar mbrëmjen e sotme në emision e saj Ermal Mamaqin dhe disa nga aktorët e tjerë të premierës “I Love Tr...