Art&Argëtim

31 Janar 2020, 18:50 Nga DOSJA

TIRANË– Prezantuesja Rudina Magjistari kishte të ftuar mbrëmjen e sotme në emision e saj Ermal Mamaqin dhe disa nga aktorët e tjerë të premierës “I Love Tropoja”, si: Aktorja Arjola Demiri, këngëtarja Enca Haxhia, aktori Bujar Asqeriu, aktorja Marjana Kondi, aktori Bruno Shllaku dhe aktori Irgen Ҫela për të dhënë detaje mbi tepër në realizimin e filmit.

Në një moment gjatë bisedës, Rudina tha se kryeministri Edi Rama, që luan rolin e dajës, për një moment e ktheu në horror komendinë. Sipas moderatores për një moment u trembën të gjithë.

Ermal Mamaqi: Një tjetër personazh që duan të përmend është edhe Kryeministri Edi Rama që është një personazh kulminant në film. Është daja im.

Rudina Magjistari: Që për një moment e kthen komedinë në horror, kjo duhet thënë. Pastaj, ka një batutë. Por, u trembën të gjithë për një moment.

Ermal Mamaqi: Le të themi se ka një këndvështrim të tillë momenti i Ramës në film!

Kujtojmë se Rudina Magjistari disa vite më parë ka pasur një lidhje me kryeministrin Edi Rama.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi rama ermal mamaqi i love tropoja rudina magjistari edi rama ermal mamaqi i love tropoja rudina magjistari

Sondazh

Poll