Aktualitet

U raportua i zhdukur ditën e sotme/ Kush është Daniel Shima, roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI

Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj dhe u shkarkua ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, më 19 mars 2024.

20 Gusht 2025, 22:32 Nga E. D
U raportua i zhdukur ditën e sotme/ Kush është Daniel Shima, roli
Daniel Shima

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga familjarët si person i zhdukur.  Familjarët kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme.  Mësohet se ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kontaktin e fundit me familjen i ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku u ka treguar se po e ndalonte policia.  Pas këtij komunikimi familjarët janë interesuar pranë uniformave blu dhe aty kanë mësuar se Danieli nuk është ndaluar nga policia.

Kush është Daniel Shima?

Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  për katër vite. Një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj dhe u shkarkua ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, më 19 mars 2024.

Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe mësohet se firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.

daniel shima

Sondazh

Poll