U raportua i zhdukur ditën e sotme/ Kush është Daniel Shima, roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI
Daniel Shima TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga ...
Këta dronë që dyshohet që janë të Serbisë kanë fluturuar mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe sipas burimeve, madhësia e dronëve, i përngjante dronëve bujqësor.
KOSOVË- Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it, para më shumë se një muaj kanë fluturuar mbi të paktën dy institucione shumë sensitive të vendit.
Këta dronë që dyshohet që janë të Serbisë kanë fluturuar mbi Burgun e Sigurisë së Lartë dhe sipas burimeve, madhësia e dronëve, i përngjante dronëve bujqësor.
Njëra ndër pikat ku dyshohet që dronët serb kanë marr pamje është edhe aeroporti i Dumoshit ku së fundmi është marr në pronësi nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kjo është njëra ndër pikat më të afërta me kufirin me Serbinë që i takon Ushtrisë së.
RTV Dukagjini posedon këto pamje që nga fillimi i hetimit për këtë rast dhe fillimisht misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR kishte konfirmuar se kanë filluar monitorimin e pastaj duke mos specifikuar detajisht kujt i përkasin, thanë se nuk kanë paraqitur kërcënim për sigurinë.
“Lidhur me pyetjet tuaja, pas shqyrtimit të çështjes, vëzhgimet tona nuk kanë zbuluar ndonjë kërcënim për sigurinë në zonë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara të sigurisë”, kanë thënë nga KFOR-i, raporton RTVDukagjini.
Për ekzistencën e tyre mbi institucione të Kosovës është njoftuar fillimisht Policia e Kosovës dhe e njëjta në koordinim me KFOR-in po merret me këtë çështje.
Madje sipas drejtorit të Policisë, ka edhe raste tjera ku janë vërejtur dronët e dyshimtë.
“KFOR është përgjegjës për monitorimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Ka pas disa informacione për fluturime që kanë pa qytetarët dhe ne angazhojmë njësitë tona sipas nevojës por në atë pjesë, nuk kemi pas ndonjë rast që kemi rrëzu ndonjë dronë. Ne e kemi njoftu KFOR-in, ata janë duke u marr me këtë punë dhe ne në bashkëpunim me ta jemi t’u punu”, ka thënë Hoxha.
Informata kishte shkuar edhe tek institucioni tjetër përgjegjës për hapësirën ajrore në Kosovë, Aviacioni Civil i Kosovës të cilët poashtu kanë konfirmuar se kanë pranuar njoftimin mbi operimet e pa-autorizuara të mjeteve ajrore pa pilot mbi zonat të cilat i ka përmendur televizioni.
Ish-aeroportin e Dumoshit, Qeveria e Kosovës ia dha në shfrytëzim para një viti FSK-së me arsyetimin që është e një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit në atë hapësirë.
Ndërsa në Burgun e Sigurisë së Lartë pos shumë të dënuarve, aty gjenden edhe të dyshuarit për terrorizëm në sulmin e Banjskës të vitit 2023./RTV Dukagjini
Daniel Shima TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga ...
foto ilustruese DURRËS- Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit &eum...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas Qendrës Kombëtare Operacion...
VLORË- Një aksident ka ndodhur në zonën e Jonufrës në Vlorë. Mësohet se një 'jet ski' i policisë ësht&e...
foto iluistruese TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbl...
Daniel Shima TIRANË- Policia ka reaguar për zhdukje e ish-zv/drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë s&...
Daniel Shima TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga...
Daniel Shim TIRANË- Ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, i cili është denocuar si person i zhdukur nga familjarët e tij ditën ...
Daniel Shima TIRANË- Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t është denocuar si person i zhdukur ditën e sotme në Polici...
foto ilustruese DURRËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit.&nbs...