Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas të moshuarën

73-vjeçarja e plagosur është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

18 Gusht 2025, 14:26 Nga N.F
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas
Foto

GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Policia njofton se një mjet ka përplasur një të moshuar.

73-vjeçarja e plagosur është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shoferi 21-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Informacon paraprak/Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit," thuhet në njoftimin e policisë.

aksident ne gjirokaster-tepelene

Sondazh

Poll