Union Net nuk dha asnjë sqarim për këtë megaskandal, por dërgoi vetëm një letër në redaksinë e Gazetës Shqip ku kërkonte përgënjeshtrimin dhe heqjen e artikullit. Në letrën prej 3 faqesh, nuk sqarohej se përse shqiptarë duhet të paguajnë tek Union Net trefishin e komisoneve për tranfertat e parave, më shtrenjtë se shërbimi i ofruar nga Western Union.
Sot do të vijojmë sërish me denoncimin!
Përveç disa shteteve të botës, Union Net ka dyfishuar komisionet edhe për vendet e rajonit. Është e njëjta skemë e përdorur, pra maskim pas Western Union duke futur duar thellë në xhepat e shqiptarëve.
Le të vijmë tek faktet. Shkojmë tek faqja zyrtare e Western Union, https://albania.wu.com/send_money, dhe përzgjedhim disa nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Mal i Zi dhe Serbia. Nëse duam të transferojmë 200.000 lekë të reja, drejt këtyre shteteve, atëherë do të paguajmë një komision prej 2.000 lekësh të reja. Më poshtë tarifat zyrtare të Western Union.
Nëse shkojme tek dyqanet e Union Net, do të shohim logon e Western Union, por tarifat janë të dyfishuara. Për shumën 200.000 lekë të reja që duam të dërgojmë, duhet të zgjedhim fashën e parafundit 135.000-337.500 lekë. Këtu komisioni i transferimit është 4.050 lekë, pra dyfishi i asaj që ofron Western Union. Ky është abuzim i pastër me qytetarët shqiptarë, e pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Union Net: https://unionifinanciar.al/?page_id=6485 .
Tani të sqarojmë publikun më qartë duke marrë një shembull tjetër. Union Net e ka marrë në modelin francaise Western Union. Pra, Union Net ka të drejta ekskluzive për të përdorur logon, emrin, pikat, shërbimet dhe aplikon tarifat e njësuara. Dhe si në çdo model francaise, shërbimi dhe tarifat janë të njëjta në të gjithë botën. Pra, nuk ka rëndësi se kush e ofron shërbimin dhe si e ofron, por rëndësi ka që çmimi të jetë i njësuar në të gjitha vendet.
Për ta konkrretizuar këtë, nëse shkojmë në një nga dyqanet E-Top Up (dyqane të autorizuara nga Vodafone) në Tiranë, aty gjen tarifat të njëjta me një dyqan zyrtar të Vodafone, për paketat e telefonisë celulare. Të njëjtat tarifa i gjen edhe në verisonin online të Vodafone.
Në rastin e Union Net kjo nuk ndodh, por shqiptarët mund të përdorin direkt shërbimin online të kësaj kompanie prestigjoze, Western Union dhe të shmangin abuzimin e Union Net, nëpërmjet trefishimit të komisioneve të tarifave.
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publik dhe emrin e një të kërkuari tjetër që është pjesë e listës me 50 persona që do gjurmohen dhe do kapen nga njësia s...
TIRANË– Prestigjiozja ‘The Sun’ ka publikuar një artikull mbi bandat e drogës në Angli, kryesisht me superaktivitetin e tyre të kokainës në Londër.Përfshi...
TIRANË- Prej mujash bulevardi “Zogu i parë” është futur në një procesion rikonstruksioni që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 6.1 milionë Euro që do shkojn...
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dorëzuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku raportin e auditit për Autoritetin e Aviacionit Civil përgj...
Tiranë- Policia e Fierit ka zhvilluar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në prangat e Policisë ka rënë 32-vjeçari Marigle...
Aktualitet31 Janar 2020, 12:53
Detaje të tjera shtesë nga përpjekjet e familjes pas ditëve kur Jan apo Jak Prenga u rrëmbye në Kamëz. Gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve policore ...
Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sërish sot i pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për padinë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, ...
Aktualitet31 Janar 2020, 12:14
TIRANË- Vajza e aktorit Xhevdet Ferri, që u nda nga jeta 2 javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë, ka disa fjalë ku shpreh dhimbjen për largimin nga jeta...
Aktualitet31 Janar 2020, 12:01
TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre alarmin se korona-virusi është më i rrezikshëm se armët bërthamore. Përmes një postimi në rrje...