Politike

Berisha: Kjo qeveri vetëm vjedh dhe nuk zhdëmton! Thethi një krim shtetëror, dhe ne do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët

Ai u shpreh se qeveria po vjedh ndërsa të dëmtuarit nga tërmeti në shumë qytete ende nuk janë zhdëmtuar. Sipas tij qeveria po pasurohet mbi fatkeqësinë e shqiptarëve.

18 Gusht 2025, 13:32 Nga N.F
Berisha: Kjo qeveri vetëm vjedh dhe nuk zhdëmton! Thethi një krim
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat ka folur në lidhje me dëmet nga zjarret. Berisha duke fajësuar qeverinë për situatën e zjarreve në vend u ndal edhe tek krimet e tjera shtetërore siç i quajti ai.

Ai u shpreh se qeveria po vjedh ndërsa të dëmtuarit nga tërmeti në shumë qytete ende nuk janë zhdëmtuar. Sipas tij qeveria po pasurohet mbi fatkeqësinë e shqiptarëve. Kryedemokrati gjithashtu foli lidhur me rastin e prishejs së ndërtimeve në Theth duke e cilësuar si një krim të mirfilltë kriminal. Berisha tha se këto ndërtime ishin të gjitha zë zona ku lejohet ndërtimi. 

"Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo. Këta janë të pamëshirë. Pasurohen dhe mbi fatkeqësinë.  Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror.

Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre. Edhe ai është një krim shtetëror dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj krimit shtetëror, të ndëshkohen autorët dhe të dëmshpërblehen viktimat e krimit shtetëror," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll