Politike

Dëmet nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol, Zhupa kërkesë zyrtare për dëmshpërblimin e plotë të banorëve

Ajo shton se zjarret nuk u lanë asgjë banorëve të këtyre zonave duke u djegur banesat, bagëtite dhe tokat. Zhupa thekson se banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe në një situatë tillë ku jeta u është vështirësuar dhe u është bërë e pamundur.

18 Gusht 2025, 11:36 Nga N.F
Dëmet nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol, Zhupa
Foto

VLORË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Delvinë, Finiq dhe Konispol. Zhupa thekson se duhet të merren masat sa më parë që banorët të dëmshpërblehen.

Ajo shton se zjarret nuk u lanë asgjë banorëve të këtyre zonave duke u djegur banesat, bagëtite dhe tokat. Zhupa thekson se banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe në një situatë tillë ku jeta u është vështirësuar dhe u është bërë e pamundur. Sipas saj është detyrë e shtetit t'iu përgjigjet në këtë fatkeqësi.

"Si deputete e Qarkut të Vlorës, ju kam dërguar sot një kërkesë zyrtare ministrive të brendshme dhe të mbrojtjes për ngritjen e menjëhershme të grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Bashkitë Delvinë; Finiq; Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.

Duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjell kërkoj që pa asnjë vonesë në shërbim të banorëve: 1. Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

2. Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve. 3. Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve të tregut të dëmeve të shkaktuara banorëve. Shpreh gaditshmërinë e përfaqësuesve tanë në këshillat bashkiak për të qënë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi. Dhe vullnetin për të votuar cdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve të prekur nga zjarret.

Sic e parashikon ligji për “Mbrojtjen Civile” pamundësia financiare e buxheteve të këtyre bashkive nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për dëmshpërblimet e banorëve, në këtë rast janë institucionet qëndrore që do duhet të përgjigjen. Por fillimisht është evidentimi dhe nxjerrja e faturës financiare si detyrë e drejtpërdrejtë e grupit të punës, proces që nuk duhet vonohet.

Djegie e shtëpive, djegie e tokave bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, djegie e ullishteve, djegie e bagëtive, e kanë kthyer jetesën e këtyre banorëve të pamundur për shkak se nuk kanë më asgjë. Banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh. Është detyrë e shtetit tju përgjigjet në këtë fatkeqësi për të cilën ata nuk kanë asnjë përgjegjësi," shkruan Zhupa.

zhupa zjarret ne vend

Sondazh

Poll