Politike

Berisha: Pas largimit të PD nga Parlamenti, Rama miratoi një ligj antikushtetues që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve

Ai thekson se nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen.

18 Gusht 2025, 10:51 Nga N.F
Berisha: Pas largimit të PD nga Parlamenti, Rama miratoi një ligj
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para gazetarëve është shprehur se pas largimit të PD nga Parlamenti kryeministri Edi Rama miratoi një ligj antikushtetues që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve. Berisha u shpreh se të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet janë në kontrollin e plotë të Dumanit.

Ai thekson se nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Berisha thekson se kjo është një metodë tjetër që të zgjidhin problemet e tyre teksa më parë u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm dhe lidhje me krimin.

"Ajo është procedurë, besoj se e ke të qartë. E thashë këtu edhe para dy javësh që ajo nuk ka të bëjë me individët. Jo, nuk ka asnjë çështje me individët. Aty është çështje parimi. Sepse një njeri, Edi Rama, që ta dini ju, pas largimit të PD nga parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues. Nen që i lejon, autorizon, kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që ky dërgon dosjet.

De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit. Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë. Përpjekja ime është për rivendosjen e atyre standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Natyrisht ai vendim për shkak të kërkesave të ligjit ndërkombëtar do ndjekë rrugën e vet. Dhe pastaj do të apelohet atje.

Por nuk mund të pranohet kurrë se një gjë e tillë nuk mund të pranohet. Nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Nuk ekziston një parim i tillë. Prandaj thotë afërmendshi ashtu. Le se i kemi të zgjidhura problemet," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll