Aktualitet

Po kalonte kufirin me pistoletë, sëpatë, thika e radio në makinë, arrestohet polaku në Qafë Thanë

Siç raportohet polaku është ndaluar në doganë pas kontrolleve të policisë kufitare, pasi në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta.

17 Gusht 2025, 22:45 Nga DOSJA
Po kalonte kufirin me pistoletë, sëpatë, thika e radio në
foto ilustruese

QAFË-THANË- Një shtetas polak është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi tentoi të kalonte me armë kufirin. Siç raportohet polaku është ndaluar në doganë pas kontrolleve të policisë kufitare, pasi në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta.

Sipas burimeve kofidenciale, polakut iu gjetën 1 pistoletë, 1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore. Sakaq, rasti i kalua komisariatit të Pogradecit për hetime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll