Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën, raportohet për dëme të konsiderueshme

Siç shihet edhe në pamje flakët janë përhapur masivisht dhe tymi ka mbuluar gjithë zonën. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. 

17 Gusht 2025, 19:54 Nga E. D
FOTO/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Patos,
pamje nga vendngjarja

PATOS- Një zjarr ka shpërthyer mbasditen e sotme në një servis automjetesh në Patos. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Siç shihet edhe në pamje flakët janë përhapur masivisht dhe tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

zjarr ne patos

Sondazh

Poll