Bota

Zgjedhjet në Tuz, Presidenti i Malit të Zi: Rama dhe Thaçi ndërhynë në politikën tonë të brendshme

14 Mars 2019, 13:44 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Tuz, Presidenti i Malit të Zi: Rama dhe Thaçi

MAL I ZI- Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç kritikoi zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështjetjen e koalicionit të shqiptarëve etnikë që fituan zgjedhje për komunën e Tuzit. (Lexo ketu)

Forumi shqiptar fitoi gjysmën e vendëve në Këshill në zgjedhjet e para historike në Tuz, komuna e sapokrijuar pas ndarjes nga Podgorica, pas lobimit të minoritetit shqiptar në Malin e Zi.

Gjatë fushatës elektorale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bënë thirrje për shqiptarët që të bashkohen dhe të mbështesin koalicionin entik.

Pasi partia e tij Partia Demokratike e Socialistëve, doli e dyta në zgjedhje, presidenti e bëri të qartë zhgënjimin e tij.

“Unë përpiqem që të mos ndërhyj kurrë në proçeset politike te vendeve të tjera. Kurrë nuk kam bërë rekomandime për votuasit malazezë në vende të tjera, por këtu tek ne pati rekomandime të tilla … që kontribuan në rezultatin e zgjedhjeve”, tha Gjykanoviç për Televizionin publik malazez.

Gjithsesi, Gjykanoviç shtoi se ende dëshiron ta urojë Forumin Shqiptar për fitoren dhe nuk do ta diskutojë të drejtën për të ushtruar autoritetin lokal në Tuz.

“Kishim një proçes të rregullt dhe e uron koalicionin shqiptar për fitoren dhe besoj se kjo do ta forcojë stabilitetin etnik në Malin e Zi”, tha Gjukanoviç, duke i shuar zërat për ndonjë kërcënim të shtetit malazez.

PDS e Gjukanoviçit nuk do të përfshihet në bisedime për koalicion në Tuz. Ndërkohë Forumi Shqiptar që ka 16 nga 32 vendet, ka ftuar partitë Boshjake, Socialdemokrate dhe Demokratike për t’i ndihmuar që të arrijnë maxhorancën, sipas liderit të koalicionit Nik Xhelosaj.

“Ne do të zgjedhim me kë do të formojmë qeverinë. Do të respektojmë vullnetin e forcave politike më të cilat duam të bashkëpunojmë… dhe ky do të jetë kushti kryesor për të formuar koalicionin qeverisës në Tuz”, shkruan Xhelosaj në portalin Malësia.org. Zona e

Tuzit kufizohet nga kryeqyteti, podgorica në një anë dhe zgjatet deri në kufirin me Shqipërinë në anën tjetër. Gjithashtu njihet si Malësia. Historikisht e ka patur statusin e Komunës, por e humbi në 1957. Vitin që shkoi statusi u rifitua dhe këto ishin zgjedhjet e para pas 62 vjetësh.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama hashim thaci presidenti milo gjukanovic zgjedhjet ne tuz edi rama hashim thaci presidenti milo gjukanovic zgjedhjet ne tuz

Sondazh

Poll