Bota

"Herën tjetër në Moskë?" Ftesa e Putinit në anglisht për Trump, presidenti amerikan i habitur: Oh, interesante, mund të ndodhë

Konferenca mes dy presidentëve u zhvillua pas takimit që zgjati gati 3 orë.

16 Gusht 2025, 07:28 Nga E. D
"Herën tjetër në Moskë?" Ftesa e Putinit në
Vladimir Putin dhe Donald Trump

ALASKË- Është shumë e rrallë të dëgjosh presidentin rus Vladimir Putin të flasë në anglisht, por ai zgjodhi ta përdorte që në fund të konferencës me Donald Trump t'i bënte ftesë presidentit amerikan për një tskim në Rusi.

"Faleminderit, Vladimir. Ndoshta do të shihemi shumë shpejt", tha Donald Trump në fund të deklaratës së tij.

"Herën tjetër në Moskë?" ishte ftesa-pyetje e udhëheqësit rus dhe në anglisht.

Trump disi i habitur u përgjigj: "Oh, interesante. Do të dëgjoj për këtë, por mund të ndodhë."

Konferenca mes dy presidentëve u zhvillua pas takimit që zgjati gati 3 orë.

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll