Bota

"Rrezik i lartë"/ Trump përpara takimit me Putinin: Do ta kuptoj për 5 minuta nëse do të kemi një takim të mirë apo jo

Tama kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të ndjeshme si kufijtë dhe shkëmbimi i territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh.

15 Gusht 2025, 13:48 Nga E. D
"Rrezik i lartë"/ Trump përpara takimit me Putinin:  Do ta
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për rreziqe të mëdha përpara takimit të sotëm vendimtar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sipas një postimi që ai ka bërë në Truth Social.

Në orën 21:00 (me orlën okale në Shqipëri), në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Tama kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të ndjeshme si kufijtë dhe shkëmbimi i territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh.

Takimi fillestar do të jetë ‘kokë më kokë’, i ndjekur më pas nga një sesion me delegacionet përkatëse dhe një drekë pune. Përpara nisjes së samitit, Trump deklaroi se beson se Putin dëshiron të arrijë paqe në Ukrainë dhe se presidenti rus nuk do të “luajë lojëra” gjatë bisedimeve. Ai shtoi se, nëse nuk arrihet mirëkuptim, takimi mund të përfundojë brenda pak minutash.

“Do ta kuptojmë menjëherë pozicionin e secilit. Dhe unë do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave nëse do të kemi një takim të mirë apo jo. Nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt. Por nëse është i mirë, atëherë mund të arrijmë paqen shumë shpejt,”  tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin:

- Këshilltarin presidencial rus Yuri Ushakov

- Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov

- Ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov

- Ministrin e Financave Anton Siluanov

- Kreun e Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.

 

donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Gusht 2025, 08:29 E. D

DW: BE kritikon planin izraelit në Gazë

  foto ilustruese   IZRAEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit p...