Aktualitet

U rrëzua aksidentalisht në kanionet në Gjinar, humb jetën 54 vjeçari

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në terrenin e vështirë të zonës. Trupi i pajetë u gjet dhe u nxor sot nga ujërat e kanionit falë ndërhyrjes së polumbarëve të Repartit Special “RENEA”.

15 Gusht 2025, 10:47 Nga E. D
U rrëzua aksidentalisht në kanionet në Gjinar, humb jetën 54
foto ilustruese

GJINAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën malore të Gjinarit në Elbasan, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në kanionin pranë malit të Vashës. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet P. T., banues në fshatin Pashtresh.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në terrenin e vështirë të zonës. Trupi i pajetë u gjet dhe u nxor sot nga ujërat e kanionit falë ndërhyrjes së polumbarëve të Repartit Special “RENEA”.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar të Elbasanit, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

policia

Sondazh

Poll